Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Parisi, shtëpi e dytë për Marquinhos: Kam nisur procedurat për marrjen e shtetësisë
Kapiteni historik i PSG, Marquinhos, po bën një hap të rëndësishëm në jetën personale, duke nisur procedurat për të marrë shtetësinë franceze. Në një intervistë për RTL, mbrojtësi brazilian zbuloi se kërkesa është iniciuar nga bashkëshortja e tij, Carol Cabrino, dhe se ai po e ndjek me kujdes të madh procesin. “Është një mënyrë për të simbolizuar gjithçka që Franca dhe Parisi më kanë dhënë”, – tha Marquinhos, duke theksuar se 13 vitet në kryeqytet dhe lindja e fëmijëve në Paris kanë forcuar lidhjen e tij me qytetin. I ardhur në Paris nga Roma pas vetëm një sezoni në Itali, ai ka ndërtuar një histori të vërtetë dashurie me klubin dhe qytetin. Pas viteve me zhgënjime në Europë, “shenjtërimi” erdhi me Ligën e Kampionëve sezonin...