Parakalim “i dyfishtë”, Colturi në Cortina dhe Xhepa në Milano mbajnë flamurin kuqezi
6 Shkurt 2026 20:59 Telesport Pas përfundimit të ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike “Milano-Cortina 2026”, ka nisur parakalimi i sportistëve pjesëmarrës (92 shtete). Si asnjëherë më parë, parakalimi i sportistëve bëhet në dy vende të ndryshme. Një pjesë e sportistëve parakalojnë në stadiumin San Siro, ku po zhvillohet ceremonia e hapjes dhe një pjesë në Cortina, ku dhe po zhvillohen garat. Kjo e bëri mjaft interesante parakalimin, me dy skena të ndryshme të krijuara. Edhe Shqipëria bëri një parakalim të tillë të dyfishtë. Në stadiumin legjendar të Milanos, me flamurin kuqezi ishte skiatori Deni Xhepa, ndërsa në Cortina e mbante flamurin skiatorja Lara Colturi, që është edhe pretendente për medalje. Colturi shoqërohej edhe nga skiatoret Samire Dauti e Lisa Brunga si dhe presidenti i...
Burimi:
telesport.al