“Para se të shkonte Ronaldo nuk i njihte askush, tani nuk e respektojnë”, Krosi shfryn ndaj ligës arabe
Toni Krosi nuk lëkundet nga mendimi i tij për kampionatin e Arabisë Saudite. Ai refuzoi paratë e majme për të mbyllur karrierën në Arabi, duke e konsideruar ligën pa cilësi. Në një bashkëbisedim me Brian Nasërin në podkastin e tij, ish-mesfushori gjerman është shprehur se përpara transferimit të Ronaldos, askush nuk e njihte ligën arabe. Më tej Krosi shprehu çudinë e tij se si në Arabi tashmë po tregojnë mungesë respekti për 5 herë fituesin e “Topit të Artë”, i cili i bëri të njihen në të gjithë botën. “Liga Saudite është një botë më vete. Përpara ardhjes së Ronaldos askush nuk kishte dëgjuar për të. Tani, në mënyrë paradoksale, po tregojnë mungesë respekti ndaj atij njeriu që i dha njohje ndërkombëtare. Po jua them...
Burimi:
sportekspres.com