Para dhe famë, ja privilegjet e Shqipërisë nëse kalon edhe “play-off”-in e Botërorit
Adriatik BALLA Kombëtarja shqiptare e futbollit ka në muajin mars një takim me historinë dhe me milionat. Kuqezinjtë do të luajnë për një biletë në Botërorin 2026 me shpresën që të kapërcejnë Poloninë e më pas fituesen e çiftit Ukrainë-Suedi, për të shkruar emrin për herë të parë në aktivitetin më të rëndësishëm për kombëtare në botë. Por paralelisht me prestigjin e një evenimenti të tillë, për Shqipërinë do të ketë edhe një premio të majme në lojë. Një premio që vjen direkt nga FIFA e cila ka zbuluar se ka rritur shifrën që do t’u paguajë të gjitha skuadrave pjesëmarrëse në Botërorin që zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Këshilli i FIFA-s, i mbledhur në Doha të Katarit me rastin e finales së Kupës...