“Paolo Maldini, lideri që udhëhoqi Milanin me sy dhe shpirt”; rrëfimi i ndjerë i Ancelottit

“Paolo Maldini, lideri që udhëhoqi Milanin me sy dhe shpirt”; rrëfimi i ndjerë i Ancelottit

Carlo Ancelotti kujton me emocion Paolo Maldinin, legjendën e Milanit dhe liderin që dha shpirtin e tij në çdo fitore e stërvitje. Përmes fjalëve të tij, zbulohet madhështia e karakterit dhe influenca e jashtëzakonshme e Maldinit mbi skuadrën dhe kundërshtarët: “Sa herë fitonim, përqafonim njëri-tjetrin. Ndonjëherë shkoja unë tek ai, ndonjëherë ai vinte tek unë. Diçka e bukur te Paolo ishte se gjithmonë thoshte faleminderit. Pas çdo suksesi, si lider i vërtetë, kur kthehej në dhomën e zhveshjes, kishte dy rituale. I pari ishte të hiqte shiritin dhe ta vendoste mbi dollapin e tij. I dyti ishte t’i falenderonte të gjithë, duke iu shtrënguar dorën. Nuk kam parë asnjë të tillë, me kaq karizëm. Në ditën e ndeshjes së tij të fundit në Firence, në...