Panik në ndeshjen Partizani-Elbasani, futbollisti humbet ndjenjat në fushë
Ndeshja Partizani-Elbasani solli momente paniku në minutat e fundit. Në minutën e 85, mbrojtësi i Partizanit, Saliu Sembene, ra pa ndjenja në fushën e stadiumit “Arena e Demave”, duke shqetësuar lojtarët dhe tifozët në tribunë. Menjëherë në fushë u fut ambulanca, ndërsa stafi mjekësor i dha ndihmën e shpejtë. Fatmirësisht, Sembene u përmend pas disa sekondash dhe më pas u largua me barelë drejt dhomës së zhveshjes, pa u transportuar menjëherë me ambulancë në spital. Pas incidentit, ndeshja u rinis pas rreth pesë minutash. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv