Panik gjatë fluturimit nga Madridi drejt Tel Avivit, rrufeja godet në ajër avionin e ekipit izraelit të basketbollistëve

Panik gjatë fluturimit nga Madridi drejt Tel Avivit, rrufeja godet në ajër avionin e ekipit izraelit të basketbollistëve

Basketbollistët e klubit izraelit të Maccabit përjetuan një dramë të vërtetë pas kthimit nga Madridi, ku humbën ndaj vendasve me rezultatin 98-86 të enjten në mbrëmje në kuadër të raundit të 21-të të Euroligës. Sipas raportimeve të mediave izraelite, rreth 20 minuta para uljes, ndërsa avioni ishte mbi det, u godit nga rrufeja. Rrufeja ndriçoi kabinën dhe impakti u shoqërua me një zhurmë të lartë që shkaktoi panik tek pasagjerët. Piloti reagoi shpejt dhe u përpoq t’i qetësonte pasagjerët, duke u thënë atyre se avioni ishte projektuar për t’i bërë ballë goditjeve të tilla. Megjithatë, tensioni ishte i dukshëm, derisa tifozët e Maccabit, të cilët udhëtonin me ekipin, treguan një reagim të papritur. Ata filluan të këndonin dhe të brohorisnin, duke inkurajuar ekipin dhe veçanërisht...