Pandev për garën e titullit: Nëse Interi mund Napolin bën një hap të madh, kujdes Milanin

Pandev për garën e titullit: Nëse Interi mund Napolin bën një hap të madh, kujdes Milanin

10 Janar 2026 11:04 Alfred Lleshi Në prag të sfidës Inter-Napoli në “San Siro” u shpreh ish-lojtari i të dyja skuadrave, Goran Pandev. Ai komenton garën për titull: “Kjo ndeshje është vendimtare, veçanërisht pas rezultateve të fundit. Nëse Interi fiton, bën një hap të madh drejt titullit. Zikaltrit po performojnë shumë mirë. Janë skuadër me përvojë dhe dinë si t’i menaxhojnë situata të caktuara. Nesër do të jetë një ndeshje shumë e fortë dhe Napoli do të luftojë për të qëndruar pranë kreut, por të mos harrojmë Milanin…” Për kuqezinjtë: “Milani ka kampionë që mund ta vendosin ndeshjen në çdo moment. Luajnë vetëm një herë në javë, një aspekt i rëndësishëm. Me skuadrat e vogla kanë vështirësi, por kanë gjithçka për të kërcënuar kreun deri...