Palestra i shtrenjtë, Joao Cancelo zgjodhi Barcelonën. Inter gjen në Madrid mbrojtësin që i duhet

Palestra i shtrenjtë, Joao Cancelo zgjodhi Barcelonën. Inter gjen në Madrid mbrojtësin që i duhet

12 Janar 2026 17:12 Telesport Inter kërkon të forcojë me patjetër mbrojtjen në krahun e djathtë në merkaton e janarit. Objektivi i parë ishte zbulimi i këtij sezoni në Serie A, 20-vjeçari Marco Palestra, i cili po shkëlqen te Cagliari, ku është i huazuar, por kartonin e tij e ka Atalanta. Klubi bergamask kërkon 40 milionë euro, gjë e papranueshme për Interin. Objektivi i dytë ishte Joao Cancelo, edhe pse klubi zikaltër arriti marrëveshje paraprake me al-Hilal, për shëkmbim direkt me Stefan de Vrij ose Francesco Acerbi, portugezi ka zgjedhur të rikthehet te Barcelona. Në këtë situatë, Inter po shqyrton alternativa të tjera. Emri që ka fituar terren së fundmi është Nahuel Molina, argjentinasi i Atletico Madridit. Sipas “Tuttosport”, 27-vjeçari kushton 15 milionë euro, shifër...