Pakënaqësitë brenda Realit, shtatë lojtarë nuk e përcollën si duhet Çabi Alonson
Real Madrid largoi dje trajnerin Çabi Alonso, me shijen e hidhur të humbjes në finalen e Superkupës ndaj Barcelonës. Reagimet e lojtarëve erdhën menjëherë si mbështetje pas njoftimit zyrtar, megjithatë ra në sy se shtatë prej tyre nuk postuan. Dy prej futbollistëve që nuk e përcollën si duhet Alonson janë Bellingham dhe Vinicius. Bashkë me ta edhe lojtarë si Trent Aleksandër-Arnold, Militao, Mendi, Franko Mastantuono dhe Brahim. Pakënaqësitë nuk kanë munguar gjatë periudhës së 44-vjeçarit në Madrid. Si trajner largohet me kujtimin e 34 ndeshjeve ku Reali fitoi 24, humbi gjashtë dhe barazoi katër të tjera.
Burimi:
sot.com.al