“Pa atë fletë…”, 14-vjeçari që ‘mashtroi’ Donnarummën është bërë hero kombëtar në Bosnje: “Ta çojmë në Botëror”
Mbrëmjen që e la Italinë jashtë Botërorit për herën e tretë radhazi, në Bosnje lindi një tjetër protagonist. Nuk luajti asnjë minutë, nuk ishte në listë dhe nuk shënoi asnjë nga penalltitë që rrëzuan axurrët në Zenicë. Megjithatë, për tifozët boshnjakë u bë një hero i vogël. Quhet Afan Cizmic, është 14 vjeç, mbledhës topash pas porte në finalen e “play off”-it të Botërorit, por luan edhe si sulmues me të rinjtë e NK Celik. Është pikërisht djali që, në kulmin e serisë së penalltive Bosnje-Itali, mori fletën me udhëzimet për goditësit, që Gianluigi Donnarumma e mbante pranë peshqirit. Historia e tij u përhap menjëherë në Bosnje, sepse përshtatet në mënyrë perfekte me kaosin e atyre minutave. Pas gabimit të parë italian, Donnarumma dhe Nikola Vasilj...
Burimi:
telesport.al