Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Ousmane Dembélé, më i miri në botë/ Francezi rrëmben çmimin e FIFA-s
Pasi fitoi Topin e Artë, Ousmane Dembélé ka kurorëzuar një vit të jashtëzakonshëm edhe me çmimin e lojtarit më të mirë të FIFA-s për futbollistin më të mirë të vitit. Sulmuesi francez e pranoi çmimin nga Doha, ku PSG do të përballet me Flamengon në finalen e Kupës Ndërkontinentale. Dembélé la pas Kylian Mbappé dhe talentin e ri Lamine Yamal. Megjithatë, Mbappé mbeti jashtë edhe listës së 11 më të mirëve të vitit, pavarësisht se fitoi “Këpucën e Artë”. Dembélé luajti një rol vendimtar në triumfin e parë të PSG-së në Ligën e Kampionëve, kur ata mposhtën Interin 5-0 në finale, dhe shënoi 35 gola sezonin e kaluar në të gjitha garat, përfshirë 21 në Ligue 1, për të përfunduar si golashënuesi më i mirë. 28-vjeçari, i cili fitoi Topin e Artë të...