Osimhen mes dëmtimit dhe problemeve me pagat, rrezikon të mungojë ndaj Juventusit
23 Shkurt 2026 13:54 Alfred Lleshi Mungesa e Victor Osimhen në sfidën Juventus-Galatasaray është një mundësi reale. Arsyeja, ndryshe nga sa u komunikua fillimisht nga klubi turk, para ndeshjes me Konyasporin, nuk lidhet vetëm me gjendjen fizike. Sipas gazetës turke “Hurriyet”, ish-sulmuesi i Napolit mund të mungojë edhe në ndeshjen e Champions League për shkak të problemeve ekonomike. Gazeta shpjegon se Osimhen i ka thënë trajnerit Okan Buruk se ndien dhimbje në gjurin e djathtë dhe nuk është stërvitur as të dielën, ndaj nuk u grumbullua për ndeshjen e kampionatit. Megjithatë, prapa situatës qëndron edhe pakënaqësia për pagat e papaguara të muajve janar dhe shkurt, çka ka krijuar tension te lojtari. Sidoqoftë, “Hurriyet” thekson se sulmuesi pritet të rikthehet në Champions, një ndeshje shumë e...
Burimi:
telesport.al