Osasuna – Real Madrid, La Liga do të hetojë thirrjet e urrejtjes për Vinicius Jr
22 Shkurt 2026 13:00 Telesport Vinicius Junior po vuan shumë këtë sezon dhe jo prej futbollit në fushë. Dje braziliani u përball me një atmosferë të tensionuar dhe gjatë humbjes 2-1 ndaj Osasunës në stadiumin El Sadar. Disa tifozë kanë brohoritur “Vinicius, muerete” (“Vinicius, vdis”), një thirrje kërcënuese që ka shkaktuar shqetësim në komunitetin e futbollit spanjoll. Me gjithë sulmet ndaj tij, sulmuesi arriti të shënojë golin e barazimit për Real Madrid në minutën e 73-të. La Liga ka njoftuar se ka nisur hetimet, duke shqyrtuar pamje dhe prova për të zbuluar kush janë individët që kanë kërcënuar hapur lojtarin.
Burimi:
telesport.al