“Open Stage”, mbi 400 fëmijë u testuan te “Shtëpia e Futbollit”
Një nga prioritetet e Federatës Shqiptare të Futbollit ka qenë angazhimi i fëmijëve të moshave të ndryshme në ekipet kombëtare, nëpërmjet një procesi seleksionimi profesional. Natyrisht, pjesë e procesit janë bërë edhe fëmijët që kanë lindur apo janë rritur jashtë vendit nga familjet shqiptare, e madje nga ky kontigjent kanë dalë edhe lojtarët më cilësorë që kemi sot në ekipin tonë përfaqësues. Ndërkohë, edicioni i tretë i projektit “Open Stage” u përmbyll të martën, më 16 dhjetor, me seancat e seleksionimit për fëmijët e vitlindjes 2009, duke shënuar përmbylljen e një tjetër edicioni të suksesshëm. Në këtë projekt morën pjesë mbi 400 fëmijë me origjinë shqiptare nga e gjithë bota, të cilët i përkisnin vitlindjeve 2009, 2010, 2011 dhe 2012 dhe që patën mundësinë të...
Burimi:
sot.com.al