Onana ka “rilindur” te Trabzonspori: Kjo, periudha më e mirë e jetës sime

Onana ka “rilindur” te Trabzonspori: Kjo, periudha më e mirë e jetës sime

25 Dhjetor 2025 14:04 Alfred Lleshi Pas një periudhe të vështirë, André Onana vendosi të rifillojë larg vëmendjes së Premier League, duke zgjedhur Trabzonsporin. Një destinacion surprizë, duke pasur parasysh se klubi nga Deti i Zi u rendit i shtati në Super Ligën 2024/25 dhe nuk merr pjesë në kupat europiane, shumë larg netëve të Champions League, që portieri kishte përjetuar me Ajax. Transferimi u bë i mundur edhe nga mbyllja e shumicës së tregjeve europiane, ndërsa pista turke u konsiderua më bindëse se ofertat nga Arabia Saudite. Vendimtare ishte dëshira e Onana për t’u larguar nga presioni i vazhdueshëm te Manchester United, si edhe përfitimet ekonomike nga bonuset, që mund t’i dyfishojnë pagën. Në një video të klubit, ai u shpreh: “Jam shumë i...