Olympiacos “parakalon” Fenerbahce në krye të Euroleague, edhe Real e Valencia në zonën play off
Janë luajtur ndeshjet e raundit të 35-të të sezonit të rregullt të Euroleague në basketboll për meshkuj, që gradualisht po i afrohet fundit. Olympiacos është ngjitur në krye të renditjes, duke e ndarë atë bashkë më Fenerbahce, me nga 23 fitore secila (kanë edhe nga 12 humbje). Në ndeshjet e fundit, grekët mundën 82-74 francezët e Villeurbanne, ndërsa turqit (kampionët në fuqi) u mundën 85-76 nga Bayern Munich. Këto dy skuadra mund të presin që në ndeshjet e radhës zyrtariosht një biletë për në fazën cerekfinale të play off-it. Në vendin e tretë ndodhet Real Madrid, që ka 22 fitore, po aq sa edhe Valencia Basket, surpriza e këtij sezoni. Ekipi i Real u mund në sekondat e fundit 98-96 nga Baskonia, ndërsa Valencia triumfoi...
Burimi:
telesport.al