Olise te Milani, realitet apo fantazi? Maldini e kishte në krye të listës së dëshirave 5 vite më parë
10 Prill 2026 11:47 Alfred Lleshi Sulmuesi anësor, sot dominues edhe në Champions League me Bayern Munich, ishte në radarët e Milanit, kur drejtor teknik ishte Paolo Maldini. Në vitin 2021, ish-mbrojtësi kuqezi e kishte pikasur 19-vjeçarin e atëhershëm të Reading, në Championship, si blerje për të ardhmen. Madje edhe për ta huazuar në Serie B, për t’ia testuar talentin, para promovimit në ekipin e parë kuqezi. Shuma e transferimit do të ishte rreth 9 milionë euro, e njëjta shumë që më pas pagoi Crystal Palace për ta marrë në Premier League. Disa vite më vonë, Olise u transferua te Bayern Munich për 53 milionë euro dhe sot, sipas ‘Transfermarkt’, vlen 140 milionë. Duke parë gjithçka me distancë, është e vështirë të mos flitet për...
Burimi:
telesport.al