Olimpiada/ Lara Colturi shkëlqen në zbritjen e parë të sllallomit gjigand, e katërta dhe synon medalje

Olimpiada/ Lara Colturi shkëlqen në zbritjen e parë të sllallomit gjigand, e katërta dhe synon medalje

15 Shkurt 2026 10:53 Telesport Lara Colturi është renditur në vendin e katërt pas zbritjes së parë të garës së sllallomit gjigand zhvilluar në Cortina, i vlefshëm për Lojërat Olimpike Dimërore“Milano-Cortina 2026”. Një paraqitje e shkëlqyer e skiatores kuqezi, që synon medalje në këtë Olimpiadë. Colturi dha kohën 1’03”97, kohë të cilën e dhanë edhe dy skiatore të tjera, suedezja Sara Hector dhe norvegjezja Thea Louise Stjernesund, por që renditen respektivisht në vendin e pestë dhe të gjashtë. Vetëm e shtata legjenda Mikaela Shiffrin. Një paraqitje e shkëlqyer e skiatores kuqezi, që bëri një zbritje të qetë dhe të shpejtë, duke mos bërë gabime. Kjo kohë i jep asaj mundësi që ta nisë zbritjen e dytë mes më të mirave. Kohën më të mirë në...