Oklahoma vijon të dominojë renditjen, fitore në sekondat e fundit për Detroit e Phoenix
Kampionët e Oklahoma fituan 104-95 ndaj Neë Orleans në takimin e radhës në NBA, duke qëndruar në vendin e parë në renditjen e përgjithshme. Tjetër ndeshje shumë e mirë e Alexander Shai, që realizoi 29 pikë. Fitore në sekondat e fundit për Detroit, që mundi 109-107 Denver. Cunningham e Harris realizuan nga 22 pikë secili për Pistons. Jashtë fushe fiton skuadra e Clippers, që triumfoi 115-103 ndaj Utah Jazz (Leonard 21 pikë). Pas një loje spektakolare, skuadra e Philadelphia mundi 139-122 Milwaukee. George me 32 pikë e Embiid me 29 pikë u dalluan për vendasit. Fitore të vështirë korri edhe Phoenix, që falë 53 pikëve të dyshes Williams-Brooks, mundi 106-102 Brooklyn. NBA-Rezultatet e sotme Washington – Portland, 115-111 New York – Sacramento, 103-87 Oklahoma –...
Burimi:
telesport.al