Oklahoma vijon dominimin në NBA, Boston mund Lakers, fitore jashtë fushe për Dallas e New York
Skuadra kampione e Oklahoma fitoi 121-113 ndaj Cleveland, duke korrur suksesin e 44-t sezonal. 7 lojtarë të ekipit vendës realizuan mbi 10 pikë (Isaiah Joe me 22 pikë më i miri). Fitore të rëndësishme korri edhe Golden State, që falë një loje të mirë kolektive mundi 128-117 Denver. Zhgënjen ekipi i Lakers, që në fushën e tij u mund 111-89 nga Boston. Brown me 32 pikë e Prichard me 30 pikë u dalluan për Celtics. Jashtë fushe triumfon edhe Dallas, që mundi 134-130 Indiana (Middleton 25 pikë), ndërsa Toronto triumfoi 122-94 ndaj Milwaukee (Quickley 32 pikë). Një ndeshje të dobët zhvillon skuadra e Phoenix, që u mund 92-77 nga Portland, takim ku Grant e Clingan realizuan nga 23 pikë secili për miqtë. New York mbetet...
Burimi:
telesport.al