Oklahoma “leksion” Lakers dhe komandon renditjen, San Antonio korr fitoren e 11-të radhazi

Oklahoma “leksion” Lakers dhe komandon renditjen, San Antonio korr fitoren e 11-të radhazi

Oklahoma mposhti thellë 136-96 rivalët e Lakers, duke konsoliduar vendin e parë në Konferencën e Perëndimit, ndeshje ku vendimtar ishte Alexander Shai me 28 pikë. Kampionët në fuqi të NBA-së janë skuadra e vetme që ka kaluar shifrën e 60 fitoreve këtë sezon (61). Me të njëjtin ritëm ecën edhe San Antonio, që mundi 118-99 Clippers, duke korrur suksesin e 11-të radhazi. Fox me 22 pikë e Castle me 20 pikë u dalluan për Spurs. Ekipi i Charlotte mundi 127-107 Phoenix, sfidë ku më i miri ishte Miles Bridges, autor i 25 pikëve. Detroit mbron vendin e parë në Konferencën e Lindjes pas fitores 113-108 ndaj Minnesota, në një sfidë të ekuilibruar. Daniss Jenkins me 26 pikë ishte lider për Pistons. Zhgënjen Golden State, që...