Oklahoma dhe Detroit udhëheqin dy Konferencat, humbasin Lakers, Miami e Phoenix

Oklahoma dhe Detroit udhëheqin dy Konferencat, humbasin Lakers, Miami e Phoenix

Fitorja e 35-të sezonale për Oklahoma, skuadra më e mirë edhe këtë sezon në NBA, që sot mundi 111-91 Houston jashtë fushe. Shai e mbylli me 20 pikë, por vendimtar stoli i Thunder, nga ku erdhën 49 pikë. Pa probleme fiton Dallas, që mundi 144-122 Utah Jazz, ndeshje ku u dallua Thompson me 26 pikë. Zhgënjejnë Lakers, që në fushën e tyre u mundën 135-117 nga Charlotte, duke pësuar humbjen e 15-të sezonale. LaMelo Ball me 30 pikë ishte më i miri për miqtë (Doncic 39 pikë për Lakers). Fiton edhe Golden State, që mposhti 126-113 New York, ku diferencën e Butler me 32 pikë. San Antonio mbetet forca e dytë në Perëndim, duke mposhtur sot 119-101 Milwaukee (Wembanyama 22 pikë). Jashtë fushe triumfon Boston,...