Oklahoma dhe Detroit sigurojnë vendet e para në dy Konferencat, fitojnë dhe Spurs, Phoenix e Denver
Pasi mundi Lakers një ditë më parë, skuadra kampione e Oklahoma fitoi sot edhe ndaj ekipit tjetër të Los Anxhelosit, Clippers, me shifrat 128-110. Holmgren realizoi 30 pikë për Oklahoma, mbështetur nga Shai me 20 pikë. Skuadra e Orlando, falë 62 pikëve të realizuara nga lojtarët e stolit, mundi 132-120 Minnesota. Detroit konfirmohet si ekipi më i mirë në Lindje, duke mposhtur sot 137-111 Milwaukee dhe konsolidon vendin e parë. Të gjithë titullarët e Detroit realizuan mbi 10 pikë (Duren me 21 pikë më i miri). Fiton edhe Phoenix, 112-107 ndaj Dallas, ndeshje ku shkëlqeu Devin Booker, autor i 37 pikëve. Skuadra e San Antonio mposhti 112-101 Portland, ndeshje ku dyshja Fox-Johnson realizoi 45 pikë për Spurs. Nuk zhgënjen Denver, që mundi 136-119 Memphis, sfidë...
Burimi:
telesport.al