Oklahoma bën ligjin në NBA, Lakers mposhtin Houston, zhgënjejnë Golden State, Denver e Dallas
Fitorja e 10-të radhazi në NBA për Oklahoma, që fitoi 121-92 ndaj Brooklyn. McCain me 26 pikë ishte shënuesi më i mirë për miqtë. Moment i mirë edhe për Lakers, që fituan sot 124-116 ndaj Houston jashtë fushe. Luka Doncic realizoi 40 pikë, mbështetur nga LeBron James me 30 pikë. Boston mbetet forca e dytë në Lindje pas fitores 120-99 ndaj Golden State. Dyshja Bron-Tatum realizoi 56 pikë për Celtics. Zhgënjen skuadra e Chicago, që në fushën e saj u mund 139-109 nga Toronto. 8 lojtarë të ekipit kanadez realizuan mbi 10 pikë. Denver zbret në vendin e gjashtë në Perëndim pas humbjes 125-118 në fushën e Memphis. Jokic realizoi 29 pikë, por që s’mjaftuan për miqtë. Jashtë fushe fiton Portland, që mund 127-119 Indiana...
Burimi:
telesport.al