Oklahoma bën detyrën, Dallas mund Lakers, fitore për Clippers, Boston, Phoenix dhe Houston
Kampionët në fuqi të Oklahoma fituan thellë 146-111 ndaj Utah Jazz dhe vazhdojnë të jenë skuadra më e mirë edhe këtë sezon në NBA. Të gjithë titullarët e Oklahoma realizuan mbi 10 pikë. Skuadra e Lakers u mund 134-128 nga Dallas, duke pësuar humbjen e dytë radhazi. Cooper Flagg me 45 pikë u dallua për teksanët. Houston fitoi 117-116 ndaj Golden State në sekondën e fundit, në një ndeshje dramatike. Kevin Durant realizoi 31 pikë, ndërsa Stephen Curry, që rikthehej nga një dëmtim, realizoi 29 pikë. Jashtë fushe fiton edhe skuadra e Phoenix, që falë 30 pikëve të Devin Booker dhe 25 të Jalen Green, mundi 120-110 Chicago. Boston bën detyrën, duke mundur 115-101 Toronto, ndeshje ku u dallua Jaylen Brown, autor i 26 pilkëve....
Burimi:
telesport.al