Ofertë 5 milionë euro nga Europa për Mitajn/ Konseisao dhe arabët mbajnë “peng” mbrojtësin e Kombëtares

Ofertë 5 milionë euro nga Europa për Mitajn/ Konseisao dhe arabët mbajnë “peng” mbrojtësin e Kombëtares

Mario Mitaj është lënë sërish jashtë nga trajneri Serxho Konseisao, ndërsa sot në orën 18:30 do të nisë takimi me Al Etifaq. Kështu është ndeshja e pestë radhazi, që Mitaj do e ndjekë Al Itihadin nga tribuna. Sot është raportuar në Arabinë Saudite, që një klub nga Europa ka ofruar 5 milionë euro për shërbimet e mbrojtësit shqiptar. Kjo shifër do t’i kthente Al Itihadit shpenzimet për huazimin dhe blerjen e kartonit nga Lokomotiva e Moskës. Kampionët e Arabisë Saudite po shfaqen të pavendosur për të ardhmen e 22-vjeçarit. Fakt është se Mitaj rezulton jashtë planeve të Konseisaos, ndërsa po ashtu asnjë marrëveshje për t’u larguar nuk po shkon drejt konkretizimit. Deri tani çdo gjë ka mbetur në kuadër të zërave. Mundësia që mbrojtësi të...