“Nuk paguaj për të parë veten”; rrëfimi legjendar i Vierit për debutimin tek Interi

“Nuk paguaj për të parë veten”; rrëfimi legjendar i Vierit për debutimin tek Interi

Një episod i paharrueshëm nga dita e debutimit tek Interi, treguar nga vetë Christian Vieri, gjendet në librin e tij “Chiamatemi Bomber”. Një histori krenarie, parimi dhe shpërthimi emocionesh në tempullin e “San Siros”: “Kur firmosa kontratën me Interin isha në Zvicër, ndërsa ndodhesha në grumbullim me kombëtaren. Tifozët ishin çmendur, abonimet po shiteshin me ritme marramendëse. Ditën e debutimit, në shtëpi kundër Veronës, më 29 gusht 1999, stadiumi ishte i stërmbushur. Madje ishte plot që një orë e gjysmë para ndeshjes. Mbërritëm për kontrollin e fushës dhe gjëmimi i turmës ishte mbresëlënës; dukej si tërmet, ‘San Siro’ të ndal frymën. Për rastin kisha ftuar një ushtri miqsh, përveç familjes. Kur takova përgjegjësin tonë të shtypit, më tha: Qetësohu Bobo, gjithçka në rregull, zarfi me biletat...