“Nuk mund të flitet fare për pastrim parash”, Stefa për Uzunin: Problematike do të ishte po të mos investonte, ka një pasuri prej 8 milionë eurosh

“Nuk mund të flitet fare për pastrim parash”, Stefa për Uzunin: Problematike do të ishte po të mos investonte, ka një pasuri prej 8 milionë eurosh

Investimi më i fundit i Myrto Uzunit është kthyer në temë diskutimi. Në media kanë nisur të qarkullojnë zëra për pastrim parash. Por një teori e tillë është hedhur poshtë nga Gjergji Stefa. Gazetari në fjalë është pjesë e panelit të emisionit “Mega Sport” në “A2 CNN Albania”, ku ka shpjeguar më detajisht këtë çështje. Stefa është shprehur se Uzuni ka një pagë të deklaruar prej 1.8 milionë dollarësh, e cila mund të shkojë deri në 2.5 milionë dollarësh. Thënë këtë, investimi prej 3.2 milionë eurosh në Palasë është krejtësisht i justifikuar. “Në dijeninë time, duke qenë se jam edhe te sektori i Real Estate-it, Uzuni ka prenotuar një ndërtesë në Palasë, në një vend që është midis Green Coast-it dhe Drimadhesit. Aty po ndërtohet...