“Nuk mund ta pranoj, faleminderit”; dhurata surreale që iu bë Laportës për merkaton

“Nuk mund ta pranoj, faleminderit”; dhurata surreale që iu bë Laportës për merkaton

12 Janar 2026 8:20 Alfred Lleshi Barcelona ndodhej në Jeddah duke përgatitur finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Real Madridit, një “Clásico” ku u dha trofeu i parë i sezonit. Ekipi i Hansi Flick fitoi 3-2, teksa vinte në finale në formë të shkëlqyer, me 9 fitore radhazi dhe suksesin 5-0 ndaj Athletic Bilbao në gjysmëfinale. Në këtë klimë optimizmi, Joan Laporta u bë protagonist jashtë fushe. Gjatë një takimi informal me tifozë, një i ri iu afrua presidentit dhe, me humor, u përpoq t’i dhuronte një dollar: “E di që Barcelona ka probleme ekonomike dhe shpresoj të përmirësohet. Dua ta jap këtë dollar për blerje të reja”. Laporta, i buzëqeshur dhe i befasuar, e refuzoi me mirësjellje: “Nuk mund ta pranoj, mik. Je shumë...