Nuk mjafton supergoli i Pavlovic, Simeone befason Milanin në fund të pjesës së parë (video)

Nuk mjafton supergoli i Pavlovic, Simeone befason Milanin në fund të pjesës së parë (video)

21 Mars 2026 18:51 Telesport Milan po përballet me Torinon në kuadër të javës së 30-të në Serie A. Pjesa e parë në “San Siro” është mbyllur në barazim 1-1. Minutat e para ishin të qeta dhe pa ndonjë rrezik serioz për të dy ekipet. Në minutën e 35-të, mundësia e parë për Milanin në këtë takim vjen me Adrien Rabiot, por goditja e francezit nga distanca ndalet nga portieri i miqve, Paleari. Një minutë më pas u zhbllokua sfida, ku Strahinja Pavlovic shënoi një supergol, me një goditje fantastike me të majtën nga jashtë zonës, ku topi pasi u përplas në traversën e brendshme, përfundoi në rrjetë. Në minutën e 38-të, Torino rrezikon me Duvan Zapata, por Mike Maignan tregohet i vëmendshëm. Në fund...