“Nuk kemi sulmues si Armando Broja”! Gazetari polak tregon 3 lojtarët e Shqipërisë që do t’i bënin punë Kombëtares së Polonisë
Shqipëria do të luajë kundër Polonisë në datën 26 mars. Një ndeshje e vlefshme për Play Off të Botërorit, në fazën gjysmëfinale, ndërsa në Kohën Shtesë ka dalë edhe gazetari polak, Wojitek Piela. Përkundër nënvlerësimit të përgjitshëm që shihet nga Polonia për Shqipërinë, gazetari polak ka treguar tre lojtarët e Shqipërisë që mund të ishin pjesë e Polonisë.?“Jam shumë i sigurt për dy, Kristjan Asllani dhe Berat Gjimshiti. Jo vetëm për klasin e tyre, por edhe për shkak të roleve ku luajnë dhe që Polonia ka probleme. është një mbrojtës dhe një mesfushor që ne kemi nevojë për ato role. Shumë ndeshje të luajtura nga Asllani dhe Gjimshiti, vecanërisht nga Gjimshiti. Dhe një lojtar i tretë mund të ishte Armando Broja. E dimë formën e...
Burimi:
sportekspres.com