“Nuk kemi nevojë për Muçin, kemi nevojë për Seferin”, gazetari sportiv del kundër rrymës

“Nuk kemi nevojë për Muçin, kemi nevojë për Seferin”, gazetari sportiv del kundër rrymës

Ndeshja kundër Polonisë po afron dhe diskutimet në studiot televizive kanë nisur. Ernest Muçi është kthyer në një temë debati për shkak të formës mjaft të mirë që po kalon, por edhe për faktin se Silvinjo nuk e ka preferuar në fushë gjatë periudhës që ka drejtuar kuqezinjtë. Gjergji Stefa, i ftuar në studion e emisionit “Mega Sport” në “A2 CNN Albania”, ka dalë kundër rrymës së përgjithshme të opinionit sportiv. Gazetari në fjalë është shprehur se në përballjen kundër Polonisë, Shqipëria ka më tepër nevojë për lojtar me tipare mbrojtëse si Taulant Seferi, se sa për Ernest Muçin. “Sulmuesit janë gjithmonë produkt dilemash. Ti je një skuadër që nuk futesh në fushë për ta fituar ndeshjen. Ti je një skuadër që futesh në fushë...