“Nuk ka rëndësi rezultati…”; Rosenior shpjegon “biletën” që e bëri “qesharak”, kur po humbte 8-2 ndaj PSG
20 Mars 2026 8:54 Alfred Lleshi Situata, edhe për shkak të fytyrave të habitura të lojtarëve, u bë menjëherë “virale”. Pak minuta para fundit të ndeshjes së kthimit të 1/8-ave mes Chelsea dhe PSG, trajneri i bluve, Rosenior, i dorëzoi Garnacho-s një letër me udhëzime taktike për minutat e fundit. Lojtarët e Chelsea mbetën të befasuar nga ky veprim, sidomos sepse skuadra ishte në disavantazh 3-0 dhe, në total, 8-2. “Dua gjithmonë të jap maksimumin tim, pavarësisht rrethanave, që skuadra të tregojë gjithmonë versionin e saj më të mirë. Nuk ka rëndësi rezultati, nëse po fitojmë apo po humbasim me 5 gola, – shpjegoi trajneri. – Në atë moment mbetëm me 10 lojtarë dhe duhej të ndryshonim sistemin e lojës. Doja që Caicedo të luante...
Burimi:
telesport.al