Nuk ka paqe/ Tifozët e Flamurtarit futen në dhomat e zhveshjes dhe përplasen me lojtarët e Elbasanit, ndërhyn policia

Nuk ka paqe/ Tifozët e Flamurtarit futen në dhomat e zhveshjes dhe përplasen me lojtarët e Elbasanit, ndërhyn policia

Elbasani ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë përballë Flamurtarit, në takimin e vlefshëm për javën e 28-të të kampionatit “Abissnet Superiore”. Ndeshja, e zhvilluar në stadiumin e Vlorës, u mbyll me rezultatin 1-2 në favor të skuadrës mike. Pas përfundimit të sfidës janë regjistruar momente tensioni. Sipas pamjeve të publikuara nga emisioni sportiv “Supergol” në rrjetet sociale, disa tifozë të Flamurtarit kanë hyrë në zonën e dhomave të zhveshjes. Në video shihen mbështetës të skuadrës vendase teksa kërkojnë përballje fizike me futbollistët e Elbasanit, ndërsa nuk mungojnë edhe ofendime dhe kërcënime verbale. Situata është qetësuar vetëm pas ndërhyrjes së forcave të policisë, të cilat kanë ndërhyrë për të shmangur përshkallëzimin e incidentit.