Nuk ka fitues në Vlorë, Flamurtari mbetet më i rrezikuar se kurrë
Abissnet Superiore, java e 31: Flamurtari- Vora 1-1 (Diavara 14’/ Luis felipe 6′) Me dy gola të shënuar nga skuadrat respektive; Vora në minutat 6′ nga Luis Felipe dhe Flamurtari në të 14′ me Diavara i lanë nën shenjën ‘x’ Flamuratin dhe Vorën. Ishte kjo ndeshja e parë e javës së 31-të Abissnet Superiore e cila ecën nesër dhe pasnesër sipas kalendarit paraprak. Në fakt, për vlonjatët ishte mundësi e mirë për t’u përfshirë me skuadrat që ka më lart në rënditje. Vendasit ushtruan presion, krijuan raste por nuk arritën të merrnin në asnjë rast kryesimin. Pas kësaj përballje, Flamuratri shkon në kuotën e 26 pikëve ndërsa Vora kapërcen në vendin e 7-të me 31 pikë. /Sportiim.al/ Post navigation
Burimi:
sportiim.al