Nuk ka fitues në Metropolitano, 2 penallti vendosin sfidën e parë gjysmëfinale mes Atletikos dhe Arsenalit
Gjysmëfinalja e parë mes Atletikos së Madridit dhe Arsenalit është mbyllur në barazim 1-1, në një ndeshje të luftuar dhe me pak raste të pastra, të zhvilluar në stadiumin “Wanda Metropolitano”. Të dy golat e takimit u shënuan nga pika e bardhë e penalltisë, duke lënë plotësisht të hapur çështjen e kualifikimit për sfidën e kthimit në Londër. Pjesa e parë u karakterizua nga ritëm i ulët dhe raste të pakta për shënim. Për rreth 35 minuta, skuadrat nuk arritën të krijonin rrezik konkret në portat respektive. Arsenali kaloi në avantazh në minutën e 44-t, pasi arbitri akordoi penallti për një ndërhyrje të David Hanko ndaj Giokeres brenda zonës. Nga pika e bardhë u tregua i saktë vetë Giokeres, duke kaluar “Topçinjtë” në epërsi 0-1....
Burimi:
vizionplus.tv