Nuk ka firmosur në Kinë, Rei Manaj merr ofertën e fundit nga Turqia
Rei Manaj kërkon largimin nga Al Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe, por ndryshe nga sa është raportuar së fundmi, nuk ka firmosur për asnjë klub në Kinë. Përkundrazi, ai vazhdon të jetë në bisedime për kthimin e mundshëm në kampionatin turk të futbollit. Mediat turke kanë bërë të ditur se presidenti i Sivaspor, Burak Ozçoban, ka qenë përsëri në ditën e fundit në kontakt me Manajn, duke i parashtruar kushtet financiare për kthimin në klubin e kategorisë së dytë turke, i cili është kandidat për t’u kthyer në elitë. Sivaspor përballet me një bllokim të merkatos nga FIFA për shkak të detyrimeve financiare por në klub po punohet për të shlyer këto pagesa dhe për të përfshirë menjëherë Manajn në ekipin e tyre, nëse...
Burimi:
sot.com.al