Nuk ka botëror për Shqipërinë! Polonia “zgjon” kuqezinjtë nga ëndrra!

Nuk ka botëror për Shqipërinë! Polonia “zgjon” kuqezinjtë nga ëndrra!

Përfundon sot ëndrra kuqezi. Shqipëria është mposhtur 2-1 përballë Polonisë në gjysmëfinalet e fazës “play-off” në Varshavë. Edhe pse kaluan të parët në avantazh me anë të Arbër Hoxhës në pjesën e parë të lojës, kuqezinjtë nuk mundën të ruanin rezultatin, pasi polakët do të përmbysnin gjithçka në pjesën e dytë. Pak para se polakët të barazonin shifrat në 1-1 me anë të Robert Lewandowskit, Shqipëria do të humbiste dy raste të arta për të mbyllur ndeshjen, fillimisht me anë të Laçit e më pas me anë të Pilos. Dy futbollistët kuqezi shpërdoruan në mënyrë amatoreske dy raste të pastra për të shënuar. Ndërsa Polonia do të shënonte edhe golin e dytë me anë të Zielinskit, i cili me një gjuajtje potente nga jashtë zone...