“Nuk ka bërë asnjë gabim me ne”! Trajneri i Torinos tregon se përse nuk e pëlqente Kristjan Asllanin: Zgjodhëm një të prespektivë
Trajneri i Torinos, Baroni, ka folur pas ndeshjes së Interit kundër Torinos. Ai është pyetur nga gazetarët edhe sa i përket Kristjan Asllanit, që u largua para kohe nga kjo skuadër për të firmosur për Beshiktashin. Baroni ka treguar arsyen se përse nuk e preferonte shqiptarin. “Nga ana profesionale, Asllani ishte një lojtar shumë i mirë, më ka pëlqyer shumë. Ai nuk ka gabuar asgjë me ne, përkundrazi, është paraqitur shumë mirë. Sa herë ka hyrë në fushë, ka bërë mirë. Por kishte disa karakteristika që nuk na përshtateshin ne në këtë moment, donim një lojtar me karakteristika të tjera. Dhe kështu zgjodhëm që të investonim më shumë te Ikhan, që për ne është një lojtar i prespektivës”, tha Baroni. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com