“Nuk jemi kamikazë”; Alonso përjashton aktivizimin e Mbappé me injeksione në finale
10 Janar 2026 14:26 Alfred Lleshi “A ta aktivizojmë Mbappé në ‘El Clasico’ me injeksion? Është një vendim që duhet marrë bashkë me lojtarin, stafin teknik dhe mjekët. Duhet t’i vlerësojmë gjithmonë rreziqet, por nuk jemi kamikazë”, – tha trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, në konferencën para finales së Superkupës Spanjolle kundër Barcelonës. “Kylian ndihet shumë më mirë, – shtoi ai. – U bashkua me skuadrën dje (të premten), sot pasdite do të stërvitet me ekipin dhe më pas do t’i kemi të gjitha informacionet për të vlerësuar së bashku mundësinë e aktivizimit, qoftë nga fillimi apo gjatë ndeshjes”. Sulmuesi francez u ndal para derbit me Atletico Madridin për një problem në gjurin e majtë, duke humbur atë ndeshje. Reali nuk dëshiron zgjidhje afatshkurtra...
Burimi:
telesport.al