“Nuk jemi atje ku mendonim në fillim të kampionatit”, Marku: Flamurtari ka qenë korrekt me pagat, trajneri italian na përmirësoi taktikisht

“Nuk jemi atje ku mendonim në fillim të kampionatit”, Marku: Flamurtari ka qenë korrekt me pagat, trajneri italian na përmirësoi taktikisht

Herald Marku ishte pjesë e emisionit “Mega Sport” në “A2 CNN Albania” përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë. Mesfushori i Flamurtarit është shprehur se ndihet i kënaqur me golin e shënuar ditën e sotme, pasi erdhi në momentin e duhur për ekipin. Marku ka thënë se tashmë kuqezinjtë po stabilizohen, teksa deri më tani ekipi nuk ka qenë në vendin ku mendohej përpara fillimit të kampionatit. “Jam shumë i kënaqur. Nga ana e realizimit ishte një gol shumë i veçantë. Erdhi në një moment të duhur, sepse ekipi kishte nevojë. Ka qenë një atmosferë jo fort e mirë, sepse kemi pasur shumë oshilacione gjatë kampionatit. Por tani çdo gjë po shkon mirë. Duket sikur ekipi po stabilizohet me një farë qetësie, me një farë ritmi. U...