“Nuk janë më si dikur”! Japonia fillon me provokimet kundër Brazilit, Anceloti ndryshon drejtimin: Mos u merrni me provokimet e tyre

“Nuk janë më si dikur”! Japonia fillon me provokimet kundër Brazilit, Anceloti ndryshon drejtimin: Mos u merrni me provokimet e tyre

Ndeshja e shumëpritur mes Brazilit dhe Japonisë ka marrë një kthesë të papritur psikologjike, teksa lojtarët japonezë, të udhëhequr nga emra si Kento Shiogai dhe Daichi Kamada, kanë lëshuar deklarata të guximshme. Ata kanë hapur një debat të nxehtë duke vënë në dyshim statusin legjendar të “Seleçaos”, duke sugjeruar se Brazili i sotëm nuk është më ai i së kaluarës dhe se përfaqësuesja e Japonisë ka një shans të artë për të shkruar histori. Këto deklarata kanë krijuar një dinamikë të re: presioni tani duket se është zhvendosur mbi shpatullat e lojtarëve japonezë. Në vend që të hyjnë në fushë me mentalitetin e një “mysafiri” që kënaqet thjesht duke ndarë fushën me yjet brazilianë, lojtarët e Japonisë e kanë detyruar veten të kërkojnë fitoren si...