“Nuk jam trajner që qan dhe ankohet”, Silvinjo i kthen përgjigje trajnerit polak: Jemi përgatitur për 90 minuta, kam një ekip të shkëlqyer

“Nuk jam trajner që qan dhe ankohet”, Silvinjo i kthen përgjigje trajnerit polak: Jemi përgatitur për 90 minuta, kam një ekip të shkëlqyer

Tashmë ka nisur numërimi mbrapsht. Shqipëria do të luajë nesër përballjen historike kundër Polonisë, e vlefshme për gjysmëfinalen ‘play off’ të Kupës së Botës. Kombëtarja ka mbërritur në Varshavë, ku kapiteni Gjimshiti dhe Silvinjo kanë dhënë konferencën e zakonshme për shtyp në prag të ndeshjes. Trajneri i kuqezinjve nuk firmos për kohën shtesë, teksa është shprehur se e ka përgatitur sfidën për 90 minuta. Silvinjo ka vlerësuar ekipin kundërshtar, por ka nxjerrë në pah edhe rritjen e Shqipërisë nën drejtimin e tij. “Polonia nuk është një skuadër që ka një zotërim topi dominant. Por është një skuadër që ka një kundërsulm shumë të mirë, vrasës. Kanë lojtarë të shpejtë. Janë lojtarë që janë mësuar të luajnë në Kampionate Europianë dhe Botërorë. Kam shumë respekt për...