Nuk i hapi telefonin trajnerit, lojtari polak mbetet jashtë listës kundër Shqipërisë

Nuk i hapi telefonin trajnerit, lojtari polak mbetet jashtë listës kundër Shqipërisë

Sebastian Valukevic mungoi në listën e përzgjedhur nga trajneri për ndeshjen vendimtare kundër Shqipërisë. Në një prononcim për “Meczyki.pl”, zëvendës trajneri i Polonisë ka shpjeguar arsyen e mungesës së lojtarit të Sasuolos. Valukeviçi ka qenë prej kohësh nën vëzhgim nga trajneri Jan Urban, i cili madje e ka telefonuar që në vjeshtën që lamë pas. Por, siç tregon Magiera, lojtari nuk i ka hapur telefonin. Për më tepër, ende nuk ka telefonuar mbrapsht. Sjellja e tij nuk është pranuar nga stafi i Kombëtares polake, që tashmë ka zgjedhur ta lërë jashtë listës për ndeshjet ‘play off’. “Nuk na e hapi telefonin në vjeshtë dhe nuk na ka telefonuar mbrapsht që atëherë. Kështu që kjo nuk është më një çështje për ne”, ka treguar Jacek Magiera./Sport...