“Nuk funksionon kështu”! Klopp i del në mbrojtje Tuchel, pas gjithë furtunës pas eliminimit nga Argjentina
Anglia ishte vetëm 5 minuta larg finales së Kupës së Botës, e cila do të ishte pas plot 60 vitesh mungesë. Por, Argjentina bëri përmbysjen e madhe, duke barazuar fillimisht shifrat në minutën e 85-të dhe më pas me golin vendimtar në 90+2′. Pas kësaj humbjeje, njeriu më i kritikuar tek Anglia ishte padyshim trajneri Thomas Tuchel, i cili u konsiderua si fajtor, për shkak se u mbyll i gjithi në mbrojtje, pas golit të avantazhit. Megjithatë, ka dhe nga ata që nuk janë dakord me këtë kritika ndaj Tuchel. Jurgen Klopp i ka dalë në mbrojtje trajnerit të Anglisë, duke thenë se nuk është aq e lehtë të zgjedhësh të sulmosh ose të mbrohesh, pasi futbolli nuk funksionon kështu. “Njerëzit gjithmonë flasin pas ndeshjes...
Burimi:
telesport.al