“Nuk është hera e parë, është hera e dytë që fitoj derbin”, Kërnaja: Kemi më shumë cilësi se Tirana, po luftojmë për vendin e 4-t

“Nuk është hera e parë, është hera e dytë që fitoj derbin”, Kërnaja: Kemi më shumë cilësi se Tirana, po luftojmë për vendin e 4-t

Kryeqyteti vishet i kuq. Derbi i zjarrtë i kryeqytetit është fituar nga Partizani. “Demat e kuq” mposhtën me shifrat 2-0 Tiranën në “Air Albania”. Ndeshja u vendos që në pjesën e parë, kur Sidibe në minutën e 26 dhe Iskandarli në minutën e 36 vulosën rezultatin përfundimtar. Pas përfundimit të derbit, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e emisionit “Super Gol”, i cili transmetohet në “RTSH”. Kërnaja (Partizani): “Fitorja në derbi ka një adrenalinë tjetër. Është hera e dytë, nuk është hera e parë. Më vjen mirë për të dyja, edhe që fituam në derbi, edhe për vazhdimësinë në rritje të Partizanit. Në pjesën e dytë e kishim menduar ndryshe, por terreni na bëri të ishim disi të lexueshëm. Ne kemi më shumë...