“Nuk është e pamundur për ne”! Naser Aliji: Shqiptarët nuk i ndalon dot askush, ne do fitojmë në Poloni
I ftuar në emisionin Kubi Sportiv, mbrojtësi i Dinamos dhe i Kombëtares, Naser Aliji, foli për ecurinë e skuadrës së tij, për fitoren e rëndësishme ndaj Tiranës në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, si dhe për sfidat që presin Kombëtaren në play-off-in e Botërorit 2026. Ali vlerësoi performancën e ekipit, punën e trajnerit Ilir Daja ndërsa u shpreh i lumtur për rikthimin e tij pas një dëmtimi të gjatë ndërsa me fitoren 2-0 ndaj Tiranës Dinamo synon të vazhdojë rrugëtimin në Kupën e Shqipërisë dhe kampionat. “Jam shumë i lumtur që jam kthyer në fushë pas një periudhe të vështirë dhe që fituam sot. Kjo ndeshje tregon se po luajmë me më shumë vetëbesim. Titulli kampion mbetet dëshira kryesore, por Kupa ka po aq rëndësi....
Burimi:
sportekspres.com