“Nuk e prisja që të vinte Donnarumma dhe të më zinte vendin, nuk e di nëse do të qëndroj te City”
Portieri James Trafford pranon se u habit kur Manchester City nënshkroi me Gianluigi Donnarumma në fund të merkatos së verës së shkuar. Ai pritej të ishte titullar pas largimit të Ederson, por duket se trajneri Pep Guardiola kishte plane të tjera. Pasi luajti si titullar në tre ndeshjet e para të Premier League këtë sezon, situata ndryshoi kur “citizens” sollën në mënyrë oportuniste fituesin e Champions League dhe që nga ajo kohë Donnarumma ka luajtur titullar. “Nuk e prisja që situata të ndryshonte, por ndodhi. Thjesht vazhdoj me të. Është ajo që është, ky është futbolli. Duhet të vazhdosh të përmirësohesh çdo ditë dhe kur të vijnë rastet e tua, luaj sa më shumë që të mundesh“, tha Trafford. Portieri i kombëtares angleze U21, ka...
Burimi:
telesport.al