“Nuk e meritojmë këtë pozicion në renditje”, Ramadani flet pas fitores: Kemi pasu topin në kontroll në çdo çast
Leçja mori 3 pikët përballë Udinezes mbrëmjen e djeshme. Verdhekuqtë fituan me shifrat 2-1, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt objektivit për të siguruar qendrimin edhe për një tjetër sezon në Serinë A. Ylber Ramadani ka folur për “DAZN”-in pas ndeshjes, ku është shprehur se ekipi i tij nuk e meriton këtë pozicion në tabelën e renditjes. “Do të tregohem i sinqertë, nuk e meritojmë këtë pozicion në tabelën e renditjes. Përpara ndeshjes thashë se kjo ishte një mundësi e madhe. Është një fitore që na jep vazhdueshmëri dhe besim për ndeshjet e ardhshme. Ata patën vetëm një rast penalltie në pjesën e parë. Pas saj, ne kishim topin në çdo moment. Më duhet të falenderoj tifozët. Ata na përkrahin shumë. Le të vazhdojmë...
Burimi:
sportekspres.com